Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaEmëron drejtori i institutit për krimet e luftës në Kosovë, Kurti: Serbia...

Emëron drejtori i institutit për krimet e luftës në Kosovë, Kurti: Serbia të mbahet përgjegjëse

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Vetë Kurti njoftoi për këtë në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku tha se Arifi “do t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm”.

“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”.

“Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh”, tha ai.Kurti tha se se Arifi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments