Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaInstituti Demokratik i Kosovës: Janë disa mënyra për të shpallur zgjedhjet në...

Instituti Demokratik i Kosovës: Janë disa mënyra për të shpallur zgjedhjet në veri të vendit

Njohës të çështjeve politike në vend, vlerësojnë se Qeveria nuk mund të shmangë shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

Sipas tyre, kjo pritet të bëhet pasi të arrihet pajtueshmëri përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe  Serbisë.

Ndërkaq njohësit e proceseve zgjedhore në vend, vlerësojnë së mënyra më e lehtë  për shpalljen e zgjedhjeve është  që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare.

Njohësi i proceseve zgjedhore në vend, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha Radio Kosovës së janë disa mënyra për të shpallur zgjedhjet në veri të vendit, dhe se mënyra më e lehtë do të ishte që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare.

Kryetarët shqiptarë në komunat veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

Ndërkohë, ditë më parë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, më 13 tetor, njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në komunat në veri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments