Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAksioni i djeshëm në “Mobile shop”-e, deklarohet Policia

Aksioni i djeshëm në “Mobile shop”-e, deklarohet Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “Mobile  shop”-e në Prishtinë.

Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.

Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.

“Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments