Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi pas takimit me Lajçak: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është...

Krasniqi pas takimit me Lajçak: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, s’e pamë tekstin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.

Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.Ai u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments