Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDedaj vazhdon dëshminë: Kërkova që seancat të jenë të mbyllura që të...

Dedaj vazhdon dëshminë: Kërkova që seancat të jenë të mbyllura që të mos më rrezikohet e ardhmja dhe familja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dshminë e tij Gjergj Dedaj, i cili është dëshmitari i 33-të me radhë në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Me fillimin e dëshmisë së tij, Dedaj tha se ka kërkuar që seancat të jenë të mbyllura që të mos iu rrezikohet e ardhmja dhe familja e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë kam të drejtë me protestu sepse unë resposible, unë jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të gjeneratave, mbesave e nipave të mij dhe për këta duhet me pas konsideratë. Kam kërku gjatë bisedave me ju që seancat të jenë të mbyllura për mos me ma rreziku të ardhmen dhe familjen dhe të ardhmen në Kosovë. Nëse qëllimi i kësaj gjykate është vetëm me nxjerrë çka keni dëshirë dhe të ndodhë çkado me Kosovën, na hapni plagë të reja, ajo është tjetër gjë”, tha Dedaj.

Marrjen në pyetje të Gjergj Dedajt, po e vazhdon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai u pyet lidhur me vizitën në Qirez dhe se a kanë mbajtur fjalim atë ditë apo kanë folur me popullatën individualisht.

“Ne për me bisedu me ta kemi shku, me i pa problemet e tyre, hallet e tyre nën terrorin serb”, tha Dedaj.

Dedaj tha se ata si delegacion nuk kanë bërë incizime, por ka mundur ta bëjë një gjë të tillë dikush prej gazetarëve.

“A e kanë incizu, unë nuk i kam kontrollu ata. Sepse ne si grup-delegacion nuk kemi bërë asnjë incizim. Ka mujtë dikush prej gazetarëve me incizu se është e lejushme që me e ba punën e vet se ne e kemi pas vizitën humanitare”, tha Dedaj.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments