Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për sulmin terrorist të...

Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Micheael Davenport.

Në këtë takim Kurti dhe Davenport kanë biseduar për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se në takim është biseduar për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit i realizuar në Bruksel, por në veçanti është diskutuar për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë.

“U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkohë, në takim është njoftuar se është folur edhe për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

“Në takim u fol për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë me ç‘rast Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments