Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKonfirmohet takimi i Lajçakut me drejtuesit e partive opozitare, kjo është agjenda

Konfirmohet takimi i Lajçakut me drejtuesit e partive opozitare, kjo është agjenda

Emisari i BE-së,  për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak do vizitojë sot dhe nesër Kosovën.

Përveç takimeve me krerët e shtetit, kësaj radhe Lajçak do të zhvilloj një takim të përbashkët edhe me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Burimet e BE-së bëjnë të ditur se bisedat do fokusohen në propozimin e fundit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, të cilin delegacioni pesanëatrësh euro-amerikan e solli në Prishtinë gjatë vizitës së zhvilluar më 21 tetor.

Takimi me drejtuesit e partive opozitare do të mbahet nesër në ora 10:00 në zyrat e BE-së, kanë konfirmuar për IndeksOnline, zyrtar të partive opozitare.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka raportuar të premten në një debat maratonik për takimin e fundit në Bruksel me liderët e shteteve evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments