Gjergje Dedaj, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte thënë se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Sabit Geci atë dhe disa pjesëtarë të tjerë të LDK-së i detyruan gjatë luftës që ta nënshkruanin një deklaratë ku thuhej se “Rugova është tradhtar”.
Prokurorja ia përmendi deklaratat e mëhershme dhënë në Speciale ku ai i kishte bërë këto akuza ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk i kam takuar bashkë përnjëherë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin”, tha Dedaj.
I pyetur se ndonjëri prej këtyre personave kishte kërkuar një gjë të tillë, Dedaj tha se ka mundësi, duke përmendur “personin 1”, për të cilin tha se ka qenë i padisponueshëm ndaj Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.
“Ka mundësi, por nuk me kujtohet saktë, por personi numri 1, 1-shi i cili ishte i padisponum ndaj Rugovës dhe ndaj LDK-së”, tha ai.