Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePetkoviq thotë se u ftua të takohej nesër me Bislimin në Bruksel:...

Petkoviq thotë se u ftua të takohej nesër me Bislimin në Bruksel: Kosova refuzoi

Kryenegociatiori i Serbisë në dialog me Kosovën, Petar Petkoviq tha se Kosova e ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesorë në nivel teknik, i cili sipas tij është dashur të mbahej më 7 nëntor në Bruksel.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha gjithashtu se një rund i ri i dialogut është dashur të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por që pala kosovare nuk ka pranuar.

Petkoviq tha se më 30 tetor, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i dërgoi një email Prishtinës dhe Beogradit për një rund të ri të dialogut që duhej të zhvillohej nesër, më 7 nëntor.

“Beogradi i është përgjigjur menjëherë asaj ftese me email më 2 nëntor dhe po ashtu ka deklaruar se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime, duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve, veçanërisht në drejtim të deeskalimit dhe stabilizimit të situatës në terren. Mirëpo, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzuan atë ftesë, prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, tha Petkoviq për Tanjug.

Ai tha se për këtë vendim të Kosovës i ka njoftuar të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments