Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMurati i reagon Abdixhikut që tha se Komuna ndau 5 mln për...

Murati i reagon Abdixhikut që tha se Komuna ndau 5 mln për Termokosin: Tash e një vit kemi financuar 80 mln euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “financimi për zgjerim të rrjetit” të kapacitetit të ngrohjes qëndrore në kryeqytet ekziston, duke i reaguar kështu kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Murati publikoi në Facebook një postim të tij para një viti dhe postimin e sotëm të Abdixhikut, ku ai njofton për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë.

“Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin. Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës. Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Por projekti po mbahet i bllokuar sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, e për ratifikim duhen 80 vota. Pra, nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë”, shkroi ministri.

“Andaj, në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”, shtoi Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments