Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaEdhe partia e ish-presidentit serb Tadiq bëhet pjesë e listës “Serbia kundër...

Edhe partia e ish-presidentit serb Tadiq bëhet pjesë e listës “Serbia kundër dhunës”

Partia Socialdemokrate serbe (PSD) ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e listës “Serbia kundër dhunës”, e cila tubon të gjitha partitë opozitare në Serbi, të cilat janë bashkuar në përpjekje që në zgjedhjet e 17 dhjetorit ta përmbysin presidentin aktual Aleksandar Vuçiq nga posti i tij.

“Pavarësisht mosmarrëveshjeve me veprimet politike të disa prej pjesëmarrësve në këtë listë, për hir të interesit të përgjithshëm dhe unitetit të opozitës, Partia Socialdemokrate pranon ofertën për të qenë pjesë e kësaj liste. Për hir të luftës reale kundër dhunës, është thelbësore që të gjithë të lëmë anash të gjitha konfliktet dhe kotësitë. Gjithashtu, çdo kalkulim në lidhje me numrin e mandateve parlamentare nuk duhet të jetë pengesë për luftën tonë të përbashkët, sepse do të ishte katastrofike për të ardhmen e Serbisë nëse arsye të tilla çojnë në shpërndarje të votave në rrethana ku çdo përqindje është e rëndësishme”, ka thënë Boris Tadiq, kryetar i kësaj partie.

Në kumtesë shtohet se “duke vënë mbi të gjitha interesin e përgjithshëm, pajtohemi edhe me minimumin dy deri në tre mandate kaluese, si dhe një numër të caktuar mandatesh mbi kufirin e pragut  të parashikuar, pavarësisht se të gjitha anketat tregojnë se partia jonë ka vetëm një deri në dy për qind më pak mbështetje se partitë për të cilat synohet një numër shumë më i madh i mandateve në këtë listë”.

“Jemi të gatshëm që sot të nënshkruajmë marrëveshjen e koalicionit, të jemi pjesë e kësaj liste si Partia Socialdemokrate dhe të dërgojmë menjëherë emrat që do të na përfaqësonin në këtë listë, në përputhje me vendimin e autoriteteve të partisë sonë. Anëtarësia jonë, zyrtarët dhe unë personalisht jemi të gatshëm të japim maksimumin në luftën tonë të përbashkët për të ardhmen e Serbisë. Prandaj, ne pranojmë të jemi pjesë e kësaj liste në kushtet minimale të përcaktuara, sepse çdo gjë tjetër nuk do të ishte as ftesë për bashkëpunim, por vetëm një justifikim për ndarjen katastrofike të opozitës dhe vendosjen e marrëdhënieve dhe interesave personale mbi interesat e të gjithë qytetarëve të Serbisë”, ka thënë në njoftim kryetari i PSD-së, Boris Tadiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments