Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, po themelohet pa njohjen finale

Tahiri: Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, po themelohet pa njohjen finale

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Tahiri ka thënë se është çështje ditësh kur modaliteti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhet.

Sipas tij, po themelohet një institucion i cili do të themelohej kur të jetë njohja finale e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

“Obligimin ndërkombëtar e kemi në derë, ajo që është më e rëndësishmja modalitetin se si do ta zgjedhin kjo Qeveri apo ndonjë qeveri tjetër nuk është e rëndësishmë, çështja është se ktu Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, tashmë është në tavolinën e kryeministrit dhe si e tha edhe ambasadori është çështje e ditëve kur ky modalitet do të zgjidhet, ajo e madhja është arritë, marrëveshja është arritë, por ajo që është më e rëndësishmja është që po e themelojmë një institucion të cilin e kemi pasë për me themelu athëherë kur do ta kemi njohjen finale”, tha ai

Ai thotë se opozita janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare.

“Në qeverinë Thaçi, përfaqësuesit e ShBA-ve takoheshin me ne para dhe pas takimeve”, tha ai.

Tahiri shton se Marrëveshja e Ohrit do të implementohet pavarësisht a është Albin Kurti kryeministër apo nuk është, sepse tashmë kjo është një obligim ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments