Edhe sot është duke vazhduar greva e minatorëve të Ndërmarrjes “Trepça”.
00 minatorë janë duke kërkuar që të ekzekutohen me rregull pagat e tyre, të shkrkohet menaxhmenti, të kenë kushte më të mira të punës dhe të kenë sigurim shëndetësor.
Këto edhe janë arsyet e grevës së tyre.
Përgjatë këtyre nëntë ditëve, disa minatorëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Madje, disa prej tyre edhe janë bartur me autoambulancë në spital.
Gjatë ditës së djeshme, disa minatorë u priten në takim nga deputetët e Kuvendit, ku përpara tyre shprehen qartazi kërkesat që kanë dhe kushtet në të cilat punojnë.