Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaNJSI (FIT) proteston sot para Qeverisë

NJSI (FIT) proteston sot para Qeverisë

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Indeksonline raporton se të gjitha organet kompetente të sigurisë janë njoftuar për protestën e FIT-it që do të mbahet përpara objektit të Qeverisë.

Protesta do të mbahet sot në ora 12:00.

Pjesëtarë të FIT-it do të protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me apgat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

Javën e kaluar, Qeveria propozoi shtesat e reja për Policinë e Kosovës.

Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave.

Shtesat për njësitë elitare:  Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.

Ndërsa 120 euro do të ndahen për njësitë speciale operative, K9 dhe Njësia për deminim të mjeteve shpërthyese.

Policia kufitare do të paguhet me 100 euro shtesë krahas pagës bazë.

Ndërsa pjesëtarët e hetuesisë do të marrin 75 euro kurse ekipet reaguese dhe patrullat që përbëjnë numrin më të madh të zyrtarëve do të marrin nga 60 euro.

Kurse nga 50 euro respektivisht 45 euro do të marrin policët që përkujdesen për ruajtjen e objekteve të veçanta.

Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments