Lionel Messi beson se nuk do të fitojë një tjetër Top të Artë pasi u nderua me këtë çmim për herë të të tetë në karrierë, si dhe ka folur rreth mundësisë së pensionimit.
“Unë ndalova së menduari për Topin e Artë. Mendoj se është Topi im i fundit i Artë. Dhe jam i lumtur që kam arritur gjithçka që kam arritur dhe jam lojtari i vetëm me tetë Topa të Artë, kjo është e gjitha” ka thënë fillimisht Messi për L’Equipe.
Para Messit, më së shumti çmime të Topit të Artë që një lojtar i vetëm kishte fituar ishte tre – një rekord i ndarë nga John Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten.
Deri në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026, Messi do të jetë 39 vjeç, nëse ai është ende duke luajtur. Është sugjeruar që sulmuesi i Inter Miami mund të varë këpucët pasi të arrijë atë që ai mendon se do të jetë Topi i tij i Artë i fundit.
Megjithatë, Messi këmbëngul se nuk ka filluar ende të mendojë për tërheqjen nga loja që e do.
“Dua të luaj për një kohë shumë të gjatë. Ne do të duhet të shohim se si ndihem fizikisht. Nuk mund të jap një datë. Gjërat ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Por shpresoj se do të zgjasë shumë, për një kohë të gjatë, sepse kjo është ajo që unë dua”, përfundoi argjentinasi.