Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor në Dragash, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflikt bashkë me disa qytetarë, të cilët e kanë sulmuar një person tjetër,
Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil).
Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.
Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore.
.
Përveç policit të arrestuar, janë prangosur edhe të e qytetarë të tjerë, teksa janë suspenduar edhe dy eprorë të Policisë atje, një Toger Policor, Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor, Shef i ndërrimit.
Njoftimi i IPK-së:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.