Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeBerisha: Mazhoranca nuk e përjashton dot popullin, kjo betejë është pa kthim!

Berisha: Mazhoranca nuk e përjashton dot popullin, kjo betejë është pa kthim!

As një orë nuk ka zgjatur seanca e sotme parlamentare, e cila në çdo moment të saj u shoqërua me debate mes deputetëve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit, duke theksuar se opozita po kërkon të drejtat e saj kushtetuese.


“Siç konstatoni, Edi Rama me akte të turpshme anti-ligjore, anti kushtetuese të Lindës së Parlamentit, bllokon jetën parlamentare të vendit. Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitarë dhe jo vetëm, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament. Siç dihet Edi Rama ka anuluar, ka pezulluar gjer tani përveç komisionit hetimor për inceneratorët, të gjithë komisionet e tjera hetimore.

Teksa nuk komentoi përplasjen fizike mes deputetit Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinës, Berisha paralajmëroi se ‘beteja e opozitës është pa kthim’.

Mazhoranca mund të përjashtojë opozitën, por popullin nuk e përjashton dot. Është betejë pa kthim, hiqeni nga mendja!  Jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin, nuk ka Parlament pa komisione hetimore”, përfundoi kreu i demokratëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments