Monday, November 25, 2024
HomeLajmePërplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.

Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.

Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin dhe e ka goditur.

Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.

Ish-kryeministri Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook, kur seanca e parlamentit u mbyll.

BerishaKy është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments