Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePresidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, kjo është arsyeja e vizitës

Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, kjo është arsyeja e vizitës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të sot një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo do të udhëtojë për në Prishtinë nesër, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments