Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova24 minatorë në gjendje të rëndë shëndetësore, Sindikata zhvilloi takim me zyrtarë...

24 minatorë në gjendje të rëndë shëndetësore, Sindikata zhvilloi takim me zyrtarë të qeverisë

Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon edhe sot, ku disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, teksa bëri të ditur që sot kanë zhvilluar një takim me zyrtarë nga qeveria.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se gjendja e minatorëve është e rënduar.

“Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria”.

“Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim dicka”, tha ai, njofton Klankosova

Më tej, ai komentoi edhe deklaratat e pushtetit se pagat e minatorëve të Kosovës shkojnë deri në 1 mijë e 250 euro, për tëcilat tha se “ato paga ne s’i kemi parë as në ëndërr”.

“Brenda krejt vitit as 2-3 persona nuk kanë mundur të marrin një rrogë të tillë, pavarësisht benificioneve shtesë dhe nuk është reale. Ne s’e kemi problemin me qeverinë, por ne kemi kërkesa sociale”, tha ai.

Tutje, Jonuzi bëri të ditur se politikanë të ndryshëm kanë dashur t’i vizitojnë minatorët grevistë, por s’i kanë lejuar që të hyjnë pasi s’kanë dashur që grevës t’i japin konotacion politik.

Kujtojmë se kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments