Friday, November 22, 2024
HomeLajme“Serioz dhe i balancuar”, Borell për herë të parë komenton rreth propozimit...

“Serioz dhe i balancuar”, Borell për herë të parë komenton rreth propozimit të BE’së për draftin e Asociacionit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell ka folur për herë të parë rreth propozimit të Pesëshes për draft-statutin e Asociacionit të cilin e sollën më 21 tetor në Prishtinë. Duke e përmendur si pengesë, BE ka bërë një propozim serioz dhe te balancuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është një pengesë e madhe e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen spiralet e reja të dhunës”, ka thënë ai

Ndryshe Kryeministri Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj propozimin e ri të BE’së për implementimin e marrëveshjeve përfshirë propozimin për draft -statutin e Asociacionit, bashkë me marrëveshjen bazike, por ka thënë se këtë s’e ka bërë Vuçiq. Presidenti serb ka thënë se propozimi i Pesëshes është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe se pala serbe është e gatshme që të krijohet Asociacioni në bazë të propozimit të Pesëshes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments