Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë në një takim me liderët fetarë rusë të besimeve të ndryshme se ishte e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza po ndëshkoheshin për krimet e njerëzve të tjerë, raporton Reuters.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha Putin, sipas një transkripti të Kremlinit.
Ai vazhdoi:
“Përndryshe, përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërruese. Dhe jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Mund të përhapet shumë përtej kufijve të Lindjes së Mesme”, deklaroi ai.