Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVazhdojnë përleshjet edhe të martën, vriten dy palestinezë në Gaza

Vazhdojnë përleshjet edhe të martën, vriten dy palestinezë në Gaza

Palestinezët kanë vazhduar që të hedhin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa ushtria e këtij shteti i vazhdoi sulmet ajrore në Gaza gjatë orëve të para të së martës, në një eskalim dramatik të situatës së përleshjeve në Jerusalem.

Shpërthimet i drodhën ndërtesat përgjatë territorit të Gazës, ndërsa sirenat alarmuese për raketa i detyruan izraelitët në shumë qyteza jugore që të kërkojnë strehim gjatë natës. Dy palestinezë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore, thanë zyrtarët palestinezë. Ndërkohë gjashtë izraelitë u plagosën nga një raketë, thanë mjekët.

Nëntë fëmijë ishin në mesin e 20 të vdekurve në Gazë të hënën. Shumë raketa u hodhën në drejtim të Izraelit, por një pjesë e madhe e tyre u penguan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, shkruan Reuters.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se mbi 300 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve me policinë izraelite, e cila hodhi plumba gome, bomba shoku dhe gaz lotsjellës afër Xhamisë Al-Aqsa. Policia izraelite tha se 20 oficerë të saj kanë pësuar lëndime.

Grupi militant islamik që e kontrollon Gazën, Hamasi, i dërgoi një ultimatum Izraelit mbrëmjen e kaluar për ta larguar policinë nga Xhamia Al-Aqsa dhe Sheikh Jarrah. Kur ultimatumit i erdhi afati, sirenat e alarmit u aktivizuan në Jerusalem dhe raketat i goditën periferitë e qytetit.

Izraeli e sheh tërë Jerusalemin si kryeqytet të vetin, përfshirë pjesën lindore të tij, të cilën e kishte aneksuar gjatë luftës së vitit 1967. Kjo qasje nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Në anën tjetër, palestinezët synojnë që Jerusalemin Lindor ta bëjnë kryeqytet të një shteti të ardhshëm, të cilin po mundohen ta themelojnë në Gaza dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments