Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSerwer: Serbia vazhdon të promovojë dhunën kundër Kosovës, ka rritur në mënyrë...

Serwer: Serbia vazhdon të promovojë dhunën kundër Kosovës, ka rritur në mënyrë dramatike stërvitjet e saj ushtarake me Rusinë

Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer thotë se Serbia po vazhdon ta kërcënojë Kosovën me dhunë.

Në një artikull të publikuar ne Peacefare, Serwer thotë se Serbia ka uruar paraushtarakët e përfshirë në komplotin e prishur dhe ka shpallur një ditë zie për tre terroristët që u vranë.

“Grafitet me vlerë të lartë të prodhimit në Serbi, duke përfshirë stadiumet e futbollit, dhe në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, kanë promovuar idenë se forcat serbe së shpejti do të kthehen në Kosovë. Forcat e armatosura serbe janë ende në gatishmëri të lartë”, ka shkruar ai.

Sipas Serëer, presidenti Vuçiq dhe mediat që ai kontrollon përdorin gjuhën e urrejtjes duke iu referuar Kosovës, liderëve të saj politikë dhe shqiptarëve në përgjithësi.“Ambiciet për të krijuar “botën serbe”, një kopje e zbehtë e “botës ruse” të Putinit që përfshin Ukrainën, janë të përhapura. Serbia ka rritur në mënyrë dramatike stërvitjet e saj ushtarake me Rusinë. Frikësimi i serbëve në veri të Kosovës nga Beogradi për të parandaluar bashkëpunimin me Prishtinën vazhdon, ashtu si edhe operacionet e fshehta kundër institucioneve të Kosovës”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments