Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër komunat në veri, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin në Banjskë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëvendësdrejtor i Policisë të Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se për momentin nuk ka të arrestuar.
“Është duke u zhvilluar një aksion në katër komunat veriore, lidhet me rastin në Banjskë. Për momentin nuk ka të arrestuar”, ka deklaruar ai.
Aksione të tilla, Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe ditë më parë ku ka gjetur një sasi të madhe të armatimit.
Aksioni lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës me ç’rast mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë, ku nga ky aksion tre sulmues u vranë, si dhe u kap edhe arsenal i madh armësh.
Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një dië pas ndalimit.
Radoiçiq, dyshohet se ka kryer një sërë veprash si trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme