Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personelin mjekësor, duke i kërcënuar me vrasje si dhe kishte dëmtuar disa pajisje.
Në anën tjetër, burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se bëhet fjalë për Florim Haklaj, i cili gjatë arrestimit ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Deçan 21.10.2023 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.