Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaIrani kërcënon Izraelin

Irani kërcënon Izraelin

Një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka lënë të kuptohet se do të konsideronte kryerjen e sulmeve në Izrael “nëse do të jetë e nevojshme”, sipas raporteve.

Iran International raportoi se zëvendës komandanti Ali Fadavi tha: “Disa e konsiderojnë një sulm të drejtpërdrejtë me raketa në Haifa (qytet në Izrael) si kursin më praktik të veprimit. Ne do ta kryejmë këtë detyrë pa hezitim nëse është e nevojshme”

“Megjithatë, nuk jam unë ai që e përcaktoj detyrën”, shtoi ai.

Haifa është një qytet port verior i Izraelit.

Fadavi po fliste në një tubim studentësh në Xhaminë e Universitetit të Teheranit.

Kjo nuk është hera e parë që Fadavi bën komente për konfliktin.

Javën e kaluar, ai tha se Izraeli do të përballej me një tjetër “valë tronditëse” nga fronti i rezistencës nëse “mizoritë” e tij nuk do të ndaleshin në Gaza.

Fronti i rezistencës është një term që përdoret shpesh nga Irani për t’iu referuar grupeve të armatosura në rajon me të cilat është i lidhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments