Debat i ashpër mes Ministres të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.
“Dhuna në familje dhe dhuna seksuale që është fokus i këtij komisioni është jashtëzakonisht e rëndësishëm që të trajtohet edhe nga ne si opozitë, mirëpo vlereësoj që në demokracinë parlamentare këto iniciativat vijnë nga opozita, pse, sepse nuk kanë besim në institucionet që është duke u bëre zbatimi i duhur i ligjeve, akteve nënligjore. Përveç, qëllim i këtij emisioni është nëse gjykatësit dhe prokurorit të mirën në përgjithësi për kryerjen apo moskryerjen e punës së tyre dhe d.m.th. që është dëmtim në shëndrim të shtetit të nga demokratik në autokratik dhe nëse ky është qëllim i këtij misioni atëherë është një mision i dështuar”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi u shpreh se ka shifra shqetësuese të dhunës në familje si dhe sulmuesit ajo tha se në shumicën e rasteve janë të lirë.
“Shifrat janë shqetësuese të dhunës në familje, por edhe sulmuesit shumicën e rasteve janë të lirë, ku prej sulmuesve shndërrohen në vrasës”, tha ajo.
Haxhiu ka thënë se askush nuk e ka ndalur opozitën që të bëje komisione hetimore, mirëpo u shpreh se të akuzojnë mazhorancën që po tentojnë ta shndërrojnë shtetin demokratik në autokratik është goditje e rendë.
“Është shumë goditje e rendë që të akuzojë Qeverinë qe po doni shtetin demokratik më shëndru në autokratik, është goditje e rendë sepse ju e dini që në po bëjmë reforma në drejtësi të cilat gjykata kushtetuese është berë institucion aleatë i opozitës”, ka thënë ajo.
Këtë e ka kundërshtuar rendë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës duke thënë “Me ndegju nga ju qekjo fjalë nuk kishe pas dëshirë sepse është shumë e rendë ministre”.
“Kjo fjalë e konfirmoi tendencën që shteti demokratik të kthehet në shtet autokrat”, tha ajo.