Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMaratona e Tiranës, Kusari -Lila thotë se u cenua përfaqësimi shtetëror i...

Maratona e Tiranës, Kusari -Lila thotë se u cenua përfaqësimi shtetëror i Kosovës në garë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, ka uruar vrapuesit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Tirana Marathon dje në Tiranë.

“Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë! Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve!”

Mirëpo Kusari- Lila ka një ankesë. Ajo ka thënë se vrapuesve nga Kosova nuk i është njohur përkatësia shtetërore.

“Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova.”

Ajo ka thënë se pjesëmarrësit nga Kosova janë përfaqësuar me shenjën XK dhe KOS, siç është shkurtesa zyrtare dhe pranë shkurtesës nuk ka qenë flamuri i Kosovës.

“Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës.”

Rasti i njëjtë, Kusari- Lila thotë se është në Maqedoninë e Veriut, por që ishte përmirësuar dy vite më parë.

“Të njejtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.”

“Se do vinte dita të mos njohej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim.”

Ajo ka thënë se Shqipëria nuk do të duhej të ishte në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova.

“Gara duhet të jetë fillim e mbarim për përfaqësim të denjë dhe të barabartë për të gjithë!”

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments