Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaHumolli për bojkotimin e VV: Ky është grushtshtet kundër institucioneve

Humolli për bojkotimin e VV: Ky është grushtshtet kundër institucioneve

Deputeti i pavarur u Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka deklaruar se sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje është mosrespektim i institucioneve.

Sipas tij, ky është një lloj grushtshtetit që bëhet kundër institucioneve.

Humolli ka ftuar deputetët, sidomos ata të shumicës parlamentare që ta mbajnë fjalën e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ky është një lloj grushtshtetit që bëhet kundër institucioneve. Kemi parë grushtshtete që bëhet nga opozita. Siguria po goditet dhe jo rastësisht kemi parë grupe nga Serbia që kanë marrë guximin të futen.

E kanë bërë këtë sepse kanë parë dobësimin e institucioneve të sigurisë. Këto veprime çojnë mesazh për destabilizim”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments