Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSarrazin: Do të ketë shtytje të re në dialog, palët të jenë...

Sarrazin: Do të ketë shtytje të re në dialog, palët të jenë konstruktive

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, thotë e do të ketë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Pak ditë para vizitës së pesëshes evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe Serbi, emisari gjerman kërkon një agjendë të qartë për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Sarrazin thotë se Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë pritshmëri të qarta nga Serbia që të mbajë përgjegjës autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri.

Ai nënvizon nevojën që palët të jenë më konstruktive dhe pozitive në procesin e dialogut.

Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi të kemi nga njëra anë agjendën e de-përshkallëzimit. Ajo është e përshkruar qartë nga incidentet e muajit maj dhe tani kemi disa çështje të pazgjidhura, por veçanërisht tani ato janë pritshmëri të qarta nga Bashkimi Evropian për atë çfarë do të japë Serbia për de-përshkallëzimin, veçanërisht në lidhje me mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të 24 shtatorit…”, thotë ai.

Pavarësisht sulmit terrorist në veri, i cili sipas Qeverisë së Kosovës është sponsorizuar nga Serbia, emisari gjerman thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht ende funksionale, mirëpo nevojitet një ripërkushtim politik  i Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e tyre.

“Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit”, thotë ai.

Krahas kësaj, Sarrazin flet edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt më 16 tetor në Tiranë.

Ai shton se Procesi i Berlinit do të jetë aktivisht në rajon për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Po ashtu do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq, ishin takuar në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator në Bruksel. Aty kishin shfaqur mospajtimet për planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare.

Kosova e akuzoi Serbinë se është prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes të cilit ka tentuar të aneksojë veriun e Kosovës./KosovaPress

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments