Njësia Speciale e Kosovës, ka përfunduar bastisjet e nisura në mëngjes në disa lokacione në veri.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe njësitet e EULEX-it.
Konfirmimi për përfundim të bastisjeve është bërë nga Policia e Kosovës, por të njëjtin nuk kanë treguar nëse është konfiskuar ndonjë gjë, raporton gazetarja e Tëvë 1.
Bastisjet po zhvillohen në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.
Aksione të tilla Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe ditë më parë ku ka gjetur një sasi të armatimit.