Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri turk i Mbrojtjes: Dialogu është rruga e vetme për paqe e...

Ministri turk i Mbrojtjes: Dialogu është rruga e vetme për paqe e stabilitet në rajon

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, tha se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij, raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe. Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”, u shpreh ai, shkruan EO.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për medie të mbajtur pas takimit që e ka zhvilluar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës.

Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO.

Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

“Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”.

Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Ai gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments