Kryetari i Agjencisë Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i tha Ekonomia Online, se masat e BE-së ndaj Kosovës tashmë kanë dhënë efektin e tyre negativ.
Duke folur konkretisht për humbjet e Kosovës si pasojë e sanksioneve, Shahini përmendi shifrën prej 250 deri në 300 milionë eurove. Ai pohon se pas Samitit të Berlinit i mbajtur në Tiranë do të gjendet një mundësi që sanksionet të hiqen.Duke folur konkretisht për humbjet e Kosovës si pasojë e sanksioneve, Shahini përmendi shifrën prej 2.5 milionë eurove. Ai pohon se pas Samitit të Berlinit i mbajtur në Tiranë do të gjendet një mundësi që sanksionet të hiqen.
Derisa theksoi se Kosova pas sulmit të 24 shtatorit është në avantazh karshi Serbisë, duke shtuar se kjo është mundësi e mirë për kreun Qeverisë që të gjendet një zgjidhje për dalje nga kriza.
“Katër muaj pas sanksioneve të BE, kundër Kosovës kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, dhe në qasjen nëpër fonde të ndryshme financiare duke u ndalur këto mbështetje dhe këto fonde të dedikuara për Kosovën, shumë projekte janë ndalë dhe presim që tashmë pas takimeve që do të kenë institucionet e Kosovës me faktorë ndërkombëtare në Tiranë në procesin e Berlinit, të gjejnë një mundësi dhe një modalitet se si të hiqen sanksionet për arsye së këto sanksione janë për herë të parë në historinë e Kosovës”.