Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSholz përmend vrasjen e policit të Kosovës: Morëm një goditje në rajon,...

Sholz përmend vrasjen e policit të Kosovës: Morëm një goditje në rajon, e dënojmë ashpër sulmin brutal

Kancelari gjerman Olaf Scholz në përfundim samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e ka dënuar, siç ka thënë ai, në mënyrë më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se më këtë ka marrë një goditje të rëndë rajoni.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”,  tha Scholz, ka raportuar RTK.

Ai po ashtu tha se edhe në Samitin e Tiranës e ka bërë të qartë edhe njëherë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë”, tha ai.

Sipas tij, procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë.

Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani dhe ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments