Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimim e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.
Në njoftim është bërë e ditur se është është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm:
Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30.
Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.
Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë.
Për më shumë rreth linjës së re të autobusëve KLIKONI KËTU