Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeGjykimi në mungesë për krimet e luftës – Blakaj: Të dënuarit mund...

Gjykimi në mungesë për krimet e luftës – Blakaj: Të dënuarit mund të kërkojnë rigjykim, humb kohë e resurse

Gjykimi në mungesë në rastet e krimeve të luftës po vlerësohet se do të jenë me shumë sfida dhe që nuk do të kenë efektin e duhur nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sipas tyre, kjo formë bien në ndesh me të drejtat e të akuzuarve që të mbroj vetveten, pavarësisht se ai përfaqësohet nga një avokat. Sipas këtij Fondi, edhe nëse dikush dënohet në mungesë sipas ligjit në momentin që ai arrestohet për të vuajtur dënimin, ai ka të drejtë automatikisht që të kërkojë rigjykim.

Bekim Blakaj, drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Fondi që nga fillimi nuk ka përkrahur gjykimet në mungesë, kjo pasi sipas tij, kjo formë ka edhe probleme në praktikë.

Ai tha se kjo formë nuk do të jap efektin e duhur sepse edhe nëse ata dënohen në mungesë, përgjegjësit nuk e mbajnë dënimin.

“Që në fillim Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë nuk e ka përkrah gjykimin në mungesë për shumë arsye. Janë ato arsye sepse bien në ndesh me të drejtat e të akuzuarve me mbrojt vetveten, pra me qenë prezent në gjykatë. Nga ana tjetër ka edhe probleme praktike me ato që janë ballafaquar edhe prokuroritë në Kroaci të cilat në fakt kanë ngritur aktakuza, janë zhvilluar gjykimet në mungesë edhe shumë prej tyre kanë përfunduar para Gjykatës Evropiane për të drejta e njeriut dhe shteti i Kroacisë i ka humbur ato. Nuk besoj që do të ketë një efekt të duhur tek e fundit edhe në rast se prokurori sjell prova të mjaftueshme edhe në mënyrë meritore të pandehurit dënohen në mungesë prapë ata nuk janë që përgjigjen para drejtësisë, respektivisht nuk e mbajnë dënimin e tyre edhe pse në fillim do të duket si lehtësim për familjet e viktimave”, tha ai.

Sipas Blakajt ndër sfidat që do ta përcjellin këtë proces janë mos dhënia e deklaratave të të pandehurit.

Sipas tij, ligji parasheh që në çfarë do rrethane nëse dikush dënohet në mungesë në momentin që ai arrestohet ka të drejtë automatikisht që të kërkoj rigjykim, e kjo do të konsumonte kohë, resurse dhe mund të sjell probleme.

“Sfidat e para me të cilat do të ndeshtë gjyqësore është se nuk mund ta marrin një deklaratë nga të pandehurit, pra nuk do të japin deklaratën ata vetë. Nuk do të kenë mundësi as të deklarohet të fajshëm apo të pa fajshëm. Nga ana tjetër ndoshta Prokuroria do ta ketë të lehët të sjell dëshmitarë të ndryshëm të cilët nuk do të sfidohen nga mbrojtja e të pandehurve edhe pse ata do të kenë një avokat në detyrë zyrtare, mirëpo sigurisht mbrojtja efektive nuk është e njëjtë me avokatë sipas detyrës zyrtare. Përfundimisht të pandehurit nuk mund të parashtrojnë pyetje, as të ofrojnë alibi në këtë proces”.

“Çështja tjetër është se ligji e parasheh që në çfarë do rrethane nëse dikush dënohet në mungesë në momentin që arrestohet për me mirëmbajt dënimin, ai ka të drejtë automatikisht që të kërkoj rigjykim. Pra do të zhvillohet gjykimi nga fillimi. Konsumohet tepër kohë edhe resurse dhe kjo mund të sjell probleme. Përfundimisht nëse aktgjykimi në prezent të akuzuarve përsëritet procesi do të jetë i ndryshëm më atë në mungesë atëherë kjo do të tregojë që ekziston mundësia që dikush të dënohet edhe pa qenë fajtor”, tha ai.

Ai tha se deri më tani nga Prokuroria Speciale janë dorëzuar gjashtë aktakuza ku sipas tij, shumica dërrmuese prej të akuzuarve janë shtetas serb.

“Nëse nuk gaboj deri më tani janë të dorëzuar gjashtë aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës në atë Dhomën Speciale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, pra gjashtë aktakuza nëse nuk gaboj bëhet fjalë për gjashtë persona. Ne nuk e dimë saktësisht identitetin e tyre sepse ende janë me iniciale mirëpo po supozojmë që shumica dërrmuese prej tyre janë serbë”, tha ai. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments