Kosova dhe Shqipëria dje shënuan fitore me rezultate të njëjta, 3:0.
Shqipëria mposhti në shtëpi Republikën Çeke dhe kësisoj mund të themi se do të kualifikohet në Evropian.
E në anën tjetër, Kosova shënoi fitoren e parë në këto eliminatore, duke e mposhtur Andorrën në udhëtim.
Këtyre dy fitoreve iu gëzua edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova. Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar. Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona”, shkroi Kurti.