Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të jetë sonte i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kurti është i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi, shkruan Gazeta Express.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkroi Kurti krahas fotografisë së publikuar.
Kujtojmë se sonte “Kuqezinjtë” do të takohen me Republikën Çeke, në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.