Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeShqipëria me 101 vota “Pro” miraton Rezolutën në mbështetje të Kosovës

Shqipëria me 101 vota “Pro” miraton Rezolutën në mbështetje të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me 101 vota “për” kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të Kosovës.

Kjo Rezolutë ka ardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Fillimisht, Kuvendi i Shqipërisë kishte pranuar dy projektrezoluta. Një të tillë e kishte paraqitur Partia Socialiste e Edi Ramës, si dhe një tjetër deputeti Gazment Bardhi që përfaqëson një grup të deputetëve demokratë.

Kërkesa që Kuvendi të kishte vetëm një projektrezolutë për të shprehur në mënyrë simbolike edhe unitetin e politikës shqiptarë karshi çështjes së Kosovës bëri që të dy grupet të ulen për të dakorduar një draft të vetëm që do të hidhet në votim.

Pas një jave bisedime, vetëm disa orë para seancës, Partia Socialiste dhe grupi i “Rithemelimit” të Sali Berishës u dakorduan për një projektrezolutë.

Aty thuhet se rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë mbështet rezolutën e Kuvendit të Kosovës të miratuar më 28 shtator. Nxit Qeverinë e Shqipërisë dhe inkurajon atë të Kosovës të punojnë me partnerët strategjikë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia si dhe i kërkon Qeverisë së Shqipërisë që të angazhohet për një hetim ndërkombëtar për “24 shtatorin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments