Në Bruksel sot po mbahet mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.
Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i është bashkuar ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë nga gati 50 vende, raporton Gazeta Express.
Ata janë mbledhur për të diskutuar krizën e vazhdueshme në Ukrainë dhe koordinimin e vazhdueshëm të ngushtë nga komuniteti ndërkombëtar për t’i siguruar popullit ukrainas mjetet e nevojshme për të mbrojtur territorin e tyre sovran.
Misioni amerikan i NATO-s në transmetimin e drejtëpërdrejtë në platformën X ka fokusuar Jasharin.
Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Nga SHBA po merr pjesë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin, i cili po mban fjalën hapëse.