Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.
Gjatë këtij takimi, Vuçiq ka kërkuar që KFOR të mbajë pozicion neutral ndaj statusit të misionit të NATO-s në Kosovë. Ai tha se të dy kanë shkëmbyr mendime për situatën aktuale të sigurisë në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme.“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë, mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandateve të bazuara në Rezolutën 1244 të OKB-së, si dhe të presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive drejt qëllimit duke parandaluar çdo shqetësim të situatës së sigurisë në terren”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.