Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaMedia e afërt me Vuçiq: Pesëshja e madhe viziton Serbinë këtë muaj...

Media e afërt me Vuçiq: Pesëshja e madhe viziton Serbinë këtë muaj për të shtuar “presionin” ndaj Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë

Pesëshja e madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do të vijnë sërish për të vizituar Serbinë në fund të muajit, sipas mediumit “Novosti”.

Sipas këtij mediumi, në tryezë do të ketë presion edhe më të fortë që Serbia të vendosë sanksione kundër Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi.

Por, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Basnjskë, ku u vra një polic i Kosovës, pritet që pesëshja e lartpërmendur ta përdorë këtë dhe ushtrojë gjithashtu presion për të detyruar Vuçiqin për “bashkëpunim”.

Ekipi i përmendur prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me presidentin Vuçiq, fjalë për fjalë i dha Serbisë një ultimatum – pranimin e planit gjermano-francez ose evropian, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër, apo në të kundërtën, futja e sanksioneve nga vizat e deri te tërheqja e investitorëve.Ky ekip prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me Vuçiqin, sipas Novosti-t, “fjalë për fjalë i vendosi një ultimatum shtetit serb – pranimin e planit gjermano-francez, d.m.th. evropian, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments