Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka kushte për t’u votuar propozimi i amandamentit kushtetues numër 27, që ka të bëjë me përfshirjen e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës.
Ai tha se arsyeja është se nuk janë të pranishëm deputetët e komuniteve jo shumicë.
“Të gjithë e dimë që neni 144 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë që çdo ndryshim i ëksaj kushtetute do të kërkojë miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe 2/3 e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë”
Ai tha se nga komunitetet janë vetëm 7 deputetë, por duhen 14 vota për ta miratuar propozim- amandamentimin
“Prandaj me këtë rast këtu edhe ndërpriten punimet e kësaj seance sepse nuk ka kushte objektive që të votohet ky amandament i kushtetutës”, tha Konjufca.