Policia ka arrestuar një qift bashkëshortor në Prishtinë, pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Burri i cili është rrahur me gruan e tij, ka pranuar dhe tretman mjekësor.
“Janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara (qift bashkëshortorë) nën dyshimin se janë përleshur fizikisht. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka refuzuar tretmanin mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë