Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë të mërkurën në veturat që qarkullonin në Zveçan e në Mitrovicë të Veriut.
Është duke vazhduar regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat në veri. Qendrat e kontrollimit të automjeteve “Start” dhe “Volan”, në Leposaviq dhe Qendra “AUTO-S”, në Grabovc të Zveçanit po e japin këtë shërbim.
Sipas burimeve të RTK-së, qytetarët serbë i dërgojnë aty veturat me regjistrim të skaduar dhe pastaj, pas kryerjes së kontrollit të tyre, një person i autorizuar i përcjell dokumentet në Rashkë të Serbisë për procedura të mëtejme.
Ekipi i RTK-së ka qëndruar sot në afërsi të këtyre qendrave ku janë parë vetura me KM, të cilat po merrnin këto shërbime.
Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë të mërkurën në veturat që qarkullonin në Zveçan e në Mitrovicë të Veriut. Anipse me marrëveshjen e Brukselit që u arrit në nëntor të vitit të kaluar, Serbia u pajtua të heqë dorë nga lëshimi i targave joligjore KM, një gjë e tillë po vazhdon me rastin e riregjistrimit të automjeteve.
RTK ka mësuar nga burime të sigurta se në komunat në veri po vazhdon regjistrimi i veturave me targa ilegale KM.
E në veturat që qarkullojnë në veri, në targat ilegale KM, vërehet i shkruar pikërisht emri i qendrës për kontrollim të automjeteve AUTO-S.
Sipas burimeve të RTK-së, qytetarët serbë i dërgojnë këtu veturat me regjistrim të skaduar dhe pastaj, pas kryerjes së kontrollit të tyre, një person i autorizuar i përcjell dokumentet në Rashkë të Serbisë për procedura të mëtejme.
Regjistrimi i targave ilegale po vazhdon edhe në qendrën “Start” dhe në qendrën “Volan” për kontrollim të automjeteve në Leposaviq, mëson televizioni.
Çështja e targave kishte shkaktuar tensione në veri të vendit gjatë vitit të kaluar. Serbia, sipas marrëveshjes, u pajtua të heqë dorë nga lëshimi i targave joligjore KM dhe Kosova u pajtua ta largonte vendimin për qortimet dhe gjobat për shoferët me makina me targa të tilla.