Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano ka vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku është pritur nga kryeshefi Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë.
“Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Giovanni Pietro Barbano.”
Gjatë këtij takimi thuhet se Hodaj e ka informuar Barbanon për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun. Në fund të takimit z.Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.”