Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, të martën do të zhvillojnë takim me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim.
“Nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, takojnë zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në njoftim.