Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është vendosur për seancat e ardhshme plenare të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahen gjatë kësaj jave.
Të zgjedhurit e popullit do të mbajnë dy seanca të reja këtë javë dhe pritet vazhdimi i seancës plenare me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Fillimisht për të mërkurën në orën 10:00, është caktuar seanca e re, ndërsa në kalendarin e Kuvendit bëhet me dije se vazhdimi i seancës do të jetë në ora 13:00.
Seancë është paraparë të mbahet edhe të enjten në ora 10:00.
Në këto seanca pritet të diskutohet disa projektligje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.