Friday, September 20, 2024
HomeLajme“Radojçiq gëzon respektin e madh të serbëve të Kosovës”: Kryetari i Shtërpcës...

“Radojçiq gëzon respektin e madh të serbëve të Kosovës”: Kryetari i Shtërpcës me fjalë të mëdha për terroristin e arratisur

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, që është edhe zyrtar i lartë i Listës Serbe duke folur për sulmin terrorist në Banjsë të Zveçanit të dielen e kaluar tha se Millan Radoçiqi “nuk na ka konsultuar neve as krerët e shtetit serb” për sulmet që kreu ndaj policisë kosovare.

Jevtiq vazhdon më tej të thotë se “Radoiçiq i ka qartësuar gjërat për çka është pyetur”, në një paraqitje televizive në Tv Pink, teksa vazhdoi të lartësojë figurën e tij për “respektin e madh” që Millan Radojçiq “gëzon në mesin e serbëve të Kosovës”.

“Kushdo që ju thotë ndryshe po ju gënjen. Ai ka ende këtë (respekt të madh) edhe sot. Mund t’ju jap shembuj se sa shumë ka ndihmuar njerëzit që kanë jetuar vështirë”, ka thënë Jevtiq, siç citohet në artikullin që e ka shpërndar Lista Serbe në faqen e tyre në Facebook

Jevtiq thotë se “Radojçiq përmes paraqitjes së tij publike dëshmoi se vendimi nuk ishte politik por i tij” dhe se “ata njerëz që vendosën këtë e bënë si pasojë e gjithçkaje që ka ndodhur që kur ka ardhur Albin Kurti në pushtet me rrezikiin e jetëve të sebëve, veçanërisht në veri”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments